Aktualitet Humb jetën aksidentalisht në një fasoneri punonjësi 35-vjeçar

Humb jetën aksidentalisht në një fasoneri punonjësi 35-vjeçar

Një 35-vjeçar humbi tragjikisht jetën këtë të mërkurë në Krujë, si pasojë e një aksidenti në punë. Policia thotë se ngjarja ndodhi në një fasoneri në Thumanë.

35-vjeçari me iniciale T. L., dyshohet se u godit aksidentalisht nga një tranxhë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.