Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Itali në një aksident rrugor në zonën e Breshias.
Sipas të dhënave, shqiptari Mirjan Cangoja ishte duke u kthyer në shtëpi kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me barrierat e autostradës.
Në vendngjarje shkoi menjëherë ambulanca, por nuk mundi të bënte asgjë pasi shqiptari kishte marrë plagë të rënda.