Politika “Rajoni nuk mund të merret peng nga askush”, Rama me Charles Michel:...

“Rajoni nuk mund të merret peng nga askush”, Rama me Charles Michel: Domosdoshmëri depërshkallëzimi i menjëhershëm në veri

De-përshkallëzimi i menjëhershëm i situatës në veri të Kosovës është domosdoshmëri për futjen në fazën finale të dialogut. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, gjatë takimit në Bruksel Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë thekson se rajoni nuk mund të merret peng nga askush.

“Domosdoshmëria e depërshkallëzimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, shkruan Rama.

Ai thekson se me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ndau të njëjtin mendim se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar.