Presidenti amerikan, Joe Biden, hodhi poshtë pretendimet e ngritura në Moskës, se SHBA dhe NATO mund të kenë pasur gisht në rebelimin e ndodhur ndaj lidershipit rus të shtunën. Për Uashingtonin, bëhet fjalë për një luftë të brendshme për pushtet.
“Kur situata ishte në zhvillim e sipër, urdhërova ekipin tim të sigurisë kombëtare që të monitoronin dhe të më raportonin çdo orë. I udhëzova që të përgatisnin një sërë skenarësh. Gjithashtu mblodha aleatët kryesorë në një video-konferencë për të siguruar që jemi në një qëndrim. Është thelbësore që ne të jemi të koordinuar në reagimin tonë dhe tu paraprijmë gjërave. Në u pajtuam që të sigurohemi se Putin nuk do të ketë asnjë justifikim që të fajësojë perëndimin për këtë, apo të fajësojë NATO-n. Ne bëmë të qartë se nuk jemi të përfshirë. Nuk kemi lidhje me të. Ky është një telash brenda sistemit të Rusisë. Gjithashtu u thashë aleatëve, që ne duhet të mbështesim mbrojtjen e Ukrainës dhe sovranitetin territorial, pavarësisht se çfarë ndodh në Rusi”, deklaroi Biden.