Në një konferencë për shtyp nga SPAK, prokurori Vladimir Mara dha detaje për operacionin antidrogë të finalizuar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, që çoi në pranga 20 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Sipas prokurorit, ky grup merrej me trafikun e lëndëve narkotike, si kanabis, heroinë e kokainë. Aktiviteti i tyre ishte i shtrirë nga Siria, Turqia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Italia e vende të tjera të BE. Droga sipas Marës transportohej me kamionë, e kamufluar në mënyrë të tillë që të mos dallohej në skanerat.
Sipas SPAK, falë hetimeve është bërë e mundur dokumentimi i episodeve të shumta të trafikut të lëndëve narkotike dhe janë identifikuar të 21 personat e përfshirë në këtë aktivitetet kriminal. Nga këto, 20 masa janë ekzekutuar këtë të martë, ndërsa tjetri i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në mesin e personave të arrestuar është edhe një efektiv policie i policisë kufitare në Shkodër, i dyshuar për korrupsion. Mara tha po ashtu se të gjitha sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në Shqipëri, ndërsa 3 të tjera në RMV, Greqi dhe Itali.
Personat ndaj të cilëve ka urdhërarrest janë:
1-Endrit Bakiu
2-Suko Pajo
3-Artur Sulaj
4-Arian Tola
5-Fadjon Çami
6-Viron Lekaj
7-Artan Agalliu
8-Shpëtim Pjeshka
9-Jani Çavo
10-Kudret Rustemaj
11-Besnik Ruçi
12-Pirro Çapi
13-Jani Meçja
14-Edmond Kabashi
15-Tomi Hila
16-Leonard Nergjoni
17-Artin Kurti
18-Astrit Miska
19-Ervis Çvilo
20-Mirash Gjoni
21-Sonila Sula (arrest shtëpie)
Operacioni i SPAK është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, me prokurorinë e Firences dhe Eurojust dhe agjenci të tjera ligjzbatuese. Dosja përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetëra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal. Drejtuesi i grupi ishte Endrit Bakiu, ndërsa pjesa e tjetër kanë pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike. Procedimi për këtë rast nisi në vitin 2020 dhe droga u sekuestrua në kohë të ndryshme.