Sport Andrea Pirlo rikthehet si trajner në Itali

Andrea Pirlo rikthehet si trajner në Itali

Andrea Pirlo do të rikthehet në Itali! Ai ka nënshkruar një kontratë me Sampdorian, me afat dyvjeçar dhe me opsion edhe për një vit të tretë. Andrea Pirlo pason në këtë stol Dejan Stankoviç, i cili u largua nga klubi pas rënies së tyre në Serie B.

Drejtuesi i klubit, Andrea Radrizzani ishte i bindur të emëronte Pirlon pas tri takimeve me 44-vjeçarin. Radrizzani kishte si synim emërimin e një trajneri të ri dhe përparimtar, i cili mund të pasqyronte historinë e futbollit italian, e për rjedhojë ish-mesfushori i Juves dhe Milanit ishte i duhuri.

Ish-ylli i Juventusit dhe Milanit e kaloi sezonin e fundit në Turqi ku mori drejtimin e Karagumruk. Pirlo rikthehet në Itali pas një periudhe njëvjeçare te Juventus në 2020-2021, kur fitoi një Kupë të Italisë dhe një Superkupë.