Gjykata britanike mori vendimin se plani i qeverisë për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë, është i paligjshëm, megjithatë kryeministri Rishi Sunak nuk është dakord. Teksa theksoi se e respekton vendimin e gjykatës, ai shtoi se do ta apelojë vendim.
“Ndërsa e respektoj gjykatën, në thelb nuk pajtohem me përfundimet e tyre. Unë besoj fuqimisht se qeveria e Ruandës ka dhënë garancitë e nevojshme për të siguruar që nuk ka rrezik real që azilkërkuesit e zhvendosur sipas politikës së Ruandës do të kthehen gabimisht në vendet e treta. Ruanda është një vend i sigurt. Politika e kësaj qeverie është shumë e thjeshtë, është ky vend – dhe qeveria- që duhet të vendosë se kush do të vijë këtu, jo bandat kriminale. Dhe unë do të bëj gjithçka që është e nevojshme për ta bërë këtë”, tha Sunak.
Ky reagim vjen pasi, Gjykata e Apelit në Londër rrëzon planin e qeverisë britanike për dërgimin e mijëra azilkërkuesve në Ruanda, me argumentin se nuk është një vend i sigurt. Vendimi konsiderohet një disfatë për kryeministrin Sunak, që është zotuar të ndalojë me çdo kusht emigracionin e paligjshëm, me fokus të veçantë te të ardhurit nga Shqipëria.