Gjykata e Apelit dënoi me burgim të përjetshëm Elton Bengajn për vrasjen e ish-bashkëshortes Sabrina Bengaj.
Ngjarja ndodhi në 10 shtator 2021 në qytetin e Fierit. Çifti kishte një fëmijë, kujdestaria e së cilës i ka kaluar prindërve të viktimës.
Sabrina Benga u vra me kallashnikov nga ish-burri i saj në banesën e prindërve në fshatin Zhupan të Fierit, një vit më parë.
Mbrëmjen e datës 10.09.2021, Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes me një armë zjarri kallashnikov në dorë.
Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, Elton Bengaj e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.