Aktualitet Përfundon me sukses Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për...

Përfundon me sukses Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj-JBMO 2023, Shqipëria fiton 3 medalje bronzi

Më 28 Qershor u mbyll me sukses Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj-JBMO 2023 (https://jbmo2023.al/), i dyti që Shoqata Shqiptare e Matematikës-AMA (https://www.ama.org.al/en/) si përfaqësuese zyrtare e MASSEE organizoi dhe priti në vendin tonë në harkun 24 vitet e fundit. Ekipi shqiptar fitoi 3 medalje Bronzi në JBMO 2023 nga nxënësit e talentuar Sigi Zalla-Durrës, Jamarbër Rushitaj-Vlorë dhe Ajsel Budlla-Tiranë.

Prej datës 23 deri më 28 Qershor AMA bëri bashkë në Tiranë 19 ekipe të vendeve zyrtare dhe mike. JBMO 2023 pati mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si edhe të institucioneve, organizatave dhe bizneseve në vend e Kosovë ndër të cilat përmendim:

VIRTUS EXCELLENCE TRAINING CENTER,

CREDINS BANK,

NINETY-ONE,

ERA CATERING,

NEW YORK SCHOOL OF SCIENCE IN KOSOVO,

WISEWORD,

MULTI MEDICAL CENTER,

BASHKIA BERAT,

DREJTORIA E PERGJITHESHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR,

MINISTRIA E KULTURËS,

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME,

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME.

Fituesit e kësaj olimpiade u kurorëzuan në ceremoninë e dhënies së çmimeve e cila u mbajt me 27 Qershor në mjediset e qendrës kulturore pranë Katedrales Orthodhokse ku ishin të pranishëm diplomatë të përfaqësive të disa shteteve.

Në këtë ceremoni u shpërndanë 44 medalje Bronzi, 25 medalje Argjendi dhe 11 medalje Ari. Momenti më i veçantë i JBMO 2023 ishte kurorëzimi me Pikë të Plota (Perfect Score) i Damjan Davkov-MV.

Gjatë qëndrimit të tyre ekipet vizituan Muzeun Historik Kombëtar dhe qendrën e Tiranës si edhe qytetin dhe kalanë e Beratit.

Krahas JBMO, Shoqata Shqiptare e Matematikës (AMA) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë (MAS) dhe Shoqërinë e Matematikës për Europën Juglindore (MASSEE) realizon pjesëmarrjen e Shqipërisë në konkurrime të rëndësishme ndërkombëtare me arritje spikatëse ndër të cilat përmendim:

Olimpiadën Ballkanike të Matematikës (BMO), Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Femra (EGMO), Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO).

AMA bashkëpunon ngushtë edhe me shoqatën simotër dhe matematicienët e Kosovës prej vitit 2020 realizon me sukses KAMO- Kosovo-Albania Mathematical Olympiad (KAMO).

KAMO 2023 do të zhvillohet në Tiranë në data 18-21 Korrik 2023.