Ndotja e ajrit është shkaku më i madh mjedisor i vdekshmërisë në Europë, sipas një studimi të ri nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global.
Transporti, aktivitetet shtëpiake dhe bujqësia, janë kontribuuesit kryesorë në vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit në qytetet europiane, zbuloi një studim i ri nga Instituti për Shëndetin Global në Barcelonë.
Qendra kërkimore analizoi dy nga ndotësit kryesorë në atmosferë, dioksidin e azotit (NO2) dhe lëndët e grimcave të imta (PM2.5). Emetimet nga automjetet, shkaktojnë 50 % të të gjitha vdekjeve të lidhura me NO2, të ndjekura nga ndotja industriale dhe tymrat e prodhuara nga sektori energjetik.
Aktivitetet e brendshme, si përdorimi i sistemeve të ngrohjes së lidhur me qymyrin dhe gazin, ndjekur nga bujqësia, janë kontribuuesit kryesorë në vdekjet e lidhura me PM2.5.
Aktivitetet e brendshme, përbënin më shumë se 22 % të të gjitha vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit, në 857 qytete të përfshira në raport.
“Nëse shikojmë NO2 dhe PM2.5 të kombinuara, trafiku mbetet kontribuuesi më i madh, si në cilësinë e dobët të ajrit ashtu edhe në vdekshmërinë e lidhur me të”, tha Sasha Khomenko, studiues i ISGlobal dhe autori i parë i studimit.
Megjithatë, rezultatet varionin nga qyteti në qytet, për shembull, në Lisbonë, ku ndotësit e ajrit të gjeneruar nga bujqësia, nuk janë një çështje kryesore, ndotja detare është një shqetësim më i madh.
Emetimet nga anijet e lundrimit dhe ngarkesat, janë burim i madh i ndotjes së trafikut detar, i cili kontribuoi në 10,116 vdekje të lidhura me ndotjen e ajrit, në të gjithë Europën në vitin 2022.