Aktualitet Sherr mes të rinjve në kryeqytet

Sherr mes të rinjve në kryeqytet

Dy persona janë plagosur lehtë gjatë një sherri në rrugën “5 Maji” në Tiranë rreth orës 20:15.

Mësohet se drejtuesi i një mjeti me iniciale A.D. është konfliktuar me dy të rinjtë E.Sh. 29 vjeç dhe J.Ç. 26 vjeç, duke i goditur këta dy të fundit me xham.

Për pasojë ju ka shkaktuar lëndime. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesi i mjetit braktisi makinën në vendngjarje dhe u largua. Ai është shpallur në kërkim nga policia.

Sherri mes të rinjve nisi për motive banale.