Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka marrë pjesë për herë të parë në gjykimin ndaj tij. Koka shihet pas hekurave në sallën ku po mbahet seanca.
Në anën e tij të djathtë shihet dhe Alqi Bllako.
Seanca në GJKKO ka nisur prej orës 9:00 dhe nëpërmjet avokatëve mbrojtës, Koka po lexon konkluzionet përfundimtare.
Përmes avokatit, Koka ka mohuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas mbrojtësit, procedurën e koncesionit nuk e hap ministri, por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe se çdo vendimmarrje e komisionit ka kaluar edhe në filtrat e Këshillit të Ministrave.
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin që me aplikim të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, do të dënohet 6.8 vite.
Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.
SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e dy inceneratorëve.