Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e kësaj të enjteje në Prishtinë. Ai është pritur në një takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në përfundim të takimit, në një reagim në rrjetet sociale, Osmani zbuloi për temat që u diskutuan.
“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, shkruan Osmani.
Pas takimit me presidenten Osmani, Rama u prit nga kreu i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në takimin që është zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, i është bashkuar edhe ambasadori i SHBA-ve, Jeff Hovenier.
Takimet vijnë në një kohë kur tensionet në Veriun e Kosovës mbeten të larta dhe kur marrëdhënia e kryeministrit Albin Kurti me ndërkombëtarët ka hasur në krisje dhe përplasje të herëpashershme.
Tepër i nderë mbetet po ashtu raporti Rama-Kurti, që pas propozimit të draftit për Asociacionin e 4 komunave në Veri nga kryeministri i Shqipërisë.