Sport Ish-portieri i Holandës, Van der Sar pëson hemorragji cerebrale

Ish-portieri i Holandës, Van der Sar pëson hemorragji cerebrale

Mediat holandeze raportojnë se ish-portieri i kombëtares, Edwin van der Sar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pasi pësoi një hemorragji cerebrale gjatë pushimeve të tij në Kroaci.

Legjenda e futbollit u transportua me helikopter në Amsterdam ku ndodhet në terapi intensive, në gjendje të qëndrueshme.

“Ajax është informuar në orët e fundit se ish-portieri i kombëtares holandeze dhe drejtori i përgjithshëm i klubit nga Amsterdami, i cili dha dorëheqjen nga klubi, po trajtohet nga mjekët. Sapo të ketë të reja, do të japim informacion korrekt”, shkruhet në reagimin e klubit të Ajax.