Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për dhunën barbare që anëtarë të fisit Rraja kanë ushtruar ndaj dy kushërinjve të fisit Maja në Fushë Krujë, pas ankesave të tyre për shpërthimet në gurore.
“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”, shkruan Çuçi në Facebook.