Bota Bombat thërrmuese, Biden mbron vendimin: Ishte i vështirë, por Ukraina ka nevojë...

Bombat thërrmuese, Biden mbron vendimin: Ishte i vështirë, por Ukraina ka nevojë për municione

Presidenti amerikan Joe Biden ka argumentuar vendimin e tij për të dërguar bomba thërrmuese në Ukrainë.

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhe, SHBA e mori këtë vendim pasi ukrainasve po u mbarojnë municionet.

Biden theksoi se vendimi ishte i vështirë, por ai shtoi se beson e Kievi ka nevojë për ato armë në mënyrë që Rusia të mos e ndalë kundërofensivën e Ukrainës.

“Ishte vendim shumë i vështirë për mua. Dhe meqë ra fjala, e kam diskutuar edhe me aleatët tanë, e kam diskutuar me miqtë tanë në Hill”, shtoi Biden.

Municionet thërrmuese që SHBA do të dërgojnë në Ukrainë do të jenë të pajtueshme me obusët 155 mm të ofruara nga SHBA, një pjesë kyçe e artilerisë që i ka lejuar Ukrainës të rifitojë territorin gjatë vitit të kaluar.

Janë më shumë se 100 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, të cilët i kanë nxjerrë të jashtëligjshme municionet sipas Konventës për Municionet Thërrmuese. Por SHBA dhe Ukraina nuk janë nënshkruese në pakt.