Kryesore Vuçiç merr sazet për darkën me Ramën, i pranishëm edhe ambasadori amerikan...

Vuçiç merr sazet për darkën me Ramën, i pranishëm edhe ambasadori amerikan e Alex Soros

Tensioni në konferencën për shtyp mbrëmjen e djeshme nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ishte thjeshtë për konsum patriotik. Darka e tij me kryeministrin Edi Rama ishte e lirshme.

Madje kreu i shtetit serb ishte kujdesur për të marrë sazet për të pritur mikun nga Tirana.

Mësohet se i pranishëm mësohet se ka qenë edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, e Alex Soros.

Në këtë mënyrë, kryeministri Edi Rama mbylli mbrëmë turin dy ditor në Ballkanin Perëndimor. Vizitoi pesë shtete. Me një avion privat në dispozicion, fluturoi nga njëri shtet në tjetrin duke “mbirë” në ekran tre katër herë në ditë me postime dhe konferenca.

Në përmbyllje të turit dy janë episodet që do të mbeten në memorie; Albin Kurti që i mbylli derën në Prishtinë dhe Aleksandër Vuçiç që e priti me saze.