Ryan Alsebel, një refugjat 29-vjeçar nga Siria, u betua zyrtarisht mbrëmë si kryebashkiak i Ostelsheim, në Gjermaninë jugperëndimore.
Alsebel u largua nga Siria për t’i shpëtuar luftës tetë vjet më parë. Në prill të vitit 2023, votuesit e këtij komuniteti prej 2500 banorësh e zgjodhën atë në krye të këshillit të ri të qytetit, teksa Alsembl fitoi një shumicë absolute prej 55,41%.
Rrjeti i Kryebashkiakëve të Rinj tha se nuk njeh ndonjë refugjat tjetër që shkoi në Gjermani në vitin 2015 dhe tani është kryetar i një qyteti në vend. Nuk ka pasur kandidatë të tjerë me origjinë siriane për postin e kryetarit të bashkisë në këtë shtet në Gjermaninë jugperëndimore, sipas Shoqatës së Komunave të Baden-Ëürttemberg.
Ryyan Alshebl arrived in Germany as a 21-year-old Syrian refugee in 2015 — he is now an elected mayor. pic.twitter.com/0qeFI3wbxo
— DW News (@dwnews) April 6, 2023
Kur Alsebel mbërriti në Gjermani, ai ishte vetëm 21 vjeç. Ai ishte larguar nga Siria për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vendin e tij, i cili ishte i zhytur në luftë civile.
Ai shkoi nga Lesbos në Greqinë kontinentale dhe kaloi Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë me transport publik dhe në këmbë. U deshën 12 ditë për të mbërritur në Gjermani. Mësoi shpejt gjermanishten dhe bëri një stazh si nëpunës administrativ në bashkinë e Altengstedt, një fshat afër Ostelsheim. Ai kandidoi si kandidat i pavarur në zgjedhjet komunale. 29-vjeçari është edhe anëtar i të Gjelbërve, sepse “mbrojtja e klimës është shumë e rëndësishme”.
Fitorja e tij në zgjedhje është veçanërisht mbresëlënëse në një fshat që konsiderohet konservator. Ai ia atribuon zgjedhjen e tij aftësisë së tij për të dëgjuar shqetësimet e banorëve dhe fushatës së tij të fokusuar në kujdesin ndaj fëmijëve dhe botën digjitale.