Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra këtë të shtunë Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.
Në një postim në Twitter, Rama njofton se në postin e tij do të emërohet Taulant Balla.
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim”, shkruan Rama në postimin e tij.
Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur… pic.twitter.com/11NDahxGou
— Edi Rama (@ediramaal) July 8, 2023