Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues ish-kryetarin e komunës Livadhja, Irodhi Dalani 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim.
Disa orë pas aksidentit, ish-kryetari i komunës Livadhja, Irodhi Dalani ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.
Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.