Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar kërkesën në Kuvendin e Shqipërisë për arrestimin e deputetit socialist, ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Tashmë lëvizja e radhës i takon Kuvendit.
Vendimin e merr Këshilli i Mandateve, por ende nuk ka një njoftim se kur do të mblidhet.
Këshilli ka vetëm dy ditë kohë sipas rregullores së Kuvendit për t’u mbledhur dhe për të marrë një vendim sa i përket kësaj kërkese të SPAK.
Gjatë kësaj kohe që ka mbërritur edhe kërkesa e SPAK ka pasur një mbledhje të grupit parlamentar të PS-së, ku ndër të tjera është diskutuar edhe kjo çështje.
Ndërkohë paralelisht kryeministri Edi Rama mbërriti në një prej vilave qeveritare në zonën e ish-Bllokut përballë kryesisë së Kuvendit, por nuk ishte pjesë e mbledhjes.
Ende nuk ka një reagim nga Partia Socialiste rreth kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt.
Ahmetaj ka edhe të drejtën për t’u dorëhequr, megjithatë në orët në vijim mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e radhës.
SPAK po e heton Ahmetajn për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë e fshehje pasurie.
Në kërkesën dërguar Kuvendit, SPAK kërkon po ashtu po ashtu për kontroll në banesën dhe zyrën e Ahmetajt.