Horoskopi Horoskopi javor: Zbulo se çfarë do të ndodhë me shenjën tënde, kjo...

Horoskopi javor: Zbulo se çfarë do të ndodhë me shenjën tënde, kjo javë ka disa surpriza

Që sot (10 korrik), Marsi do të hyjë në Virgjëreshë për të të sjellë me këmbë në tokë. Kjo javë rezervon disa surpriza.

Dashi

Djalli fshihet në detaje, Dash! Marsi në Virgjëreshë të frymëzon të ndjekësh një rutinë të shëndetshme dhe të jesh më vigjilent/e ndaj detajeve të vogla, të cilat mund të të duken sit ë parëndësishme, por në fakt bëjnë diferencën.

Demi

Bëhu sa më kreativ/e, pasi planetet të nxisin të shprehesh në mënyrën më unike të mundshme, ashtu siç vetëm ti di. Mërkuri, i cili hyn në Luan, të ndihmon shumë me inteligjencën emocionale, në mënyrë që të komunikosh më mirë me të tjerët.

Binjakët

Nuk ka si shtëpia dhe as si ndjesia që të falin miqtë dhe njerëzit që do. Këtë javë, gjej “shtëpinë” tënde dhe rrethoje veten me ata që të dhurojnë ndjesi pozitive dhe kujtime të bukura. Mos harro: Që të kesh më shumë integritet dhe zhvillim, duhet t’ia dish vlerën vetes.

Gaforrja

Gëzuar ditëlindjen, Gaforre! Marsi hyn në Virgjëreshë të hënë dhe të motivon që të edukohesh, të mësosh dhe të zgjerosh njohuritë e tua në fushën e komunikimit, gjuhës dhe dëgjimit aktiv. Gjithashtu, rëndësi të madhe do të ketë edhe sektori i financës, ndaj me shumë gjasa, këtë javë do të gjesh mënyra fantastike për të bërë më shumë para.

Luani

Dëgjoje trupin tënd, Luan dhe përpiqu t’ia plotësosh dëshirat dhe nevojat. Intelekti yt do të dalë në pah, veçanërisht të martën, ndaj shfaqe pa hezituar. Qëndro me njerëz që të kuptojnë dhe të motivojnë të jesh versioni më i mirë i vetes.

Virgjëresha

Këtë javë, je një person i pandalshëm! Falë Marsit që hyn në shenjën tënde, do të kesh pa fund energji, entuziazëm dhe dëshirë për të realizuar qëllimet e tua më të mëdha. Prioritet do të vendosësh edhe aspektit shpirtëror.

Peshorja

Mos ndoshta po mban peng disa gjëra nga e shkuara? Epo, është momenti që t’i lësh të shkojnë, që të çlirohesh nga situata dhe njerëz që të lëndojnë, lidhjet toksike, sjelljet e pashëndetshme dhe ndikimit negativ që këto kanë në jetën tënde. Rilidhu me miqtë dhe veten tënde.

Akrepi

Ndikimi i Marsit do të nxjerrë në pah empatinë tënde karshi njerëzve. Do ta gjesh veten duke marrë pjesë në kauza të ndryshme që ndihmojnë komunitetin dhe shoqërinë. Të martën, kur Mërkuri hyn në Luan, sfera e karrierës do të ndriçojë dhe do të kesh më shumë arritje, të cilat i ke pritur për shumë gjatë.

Shigjetari

Je gati të shkosh në një nivel të ri, Shigjetar? Udhëheqja, liria dhe ndoshta ngritja në detyrë do të jenë surprizat e kësaj jave dhe ti do t’i shijosh të gjitha. Për 7 ditët në vijim do të kesh mundësinë fantastike të përjetosh aventura dhe të frymëzohesh nga gjërat e bukura që do të të ndodhin.

Bricjapi

Zgjero botëkuptimin dhe merr parasysh edhe mendimet e të tjerëve. Kurioziteti yt do të shtohet dhe do të ushqehet gjatë kësaj jave dhe kjo do të të ndihmojë të kesh një vizion më të qartë për tematika të ndryshme që të interesojnë.

Ujori

Kujdes se si flet me/për veten! Përqafo karakterin dhe natyrën tënde e për më tepër, sfidoje veten. Nuk mund ta gjykosh dhe ta ndëshkosh veten që të përfitosh një zakon apo dije të reja; kjo realizohet me dëshirë, vullnet dhe duke qenë një person sa më i dashur me veten. Ti tanimë e di, me hapa të vegjël, arrihen gjëra të mëdha.

 Peshqit

Gjatë kësaj jave do të jesh një person i parezistueshëm, duke tërhequr njerëz që as nuk t’i merr mendja. Do të jesh kryefjala e çdo tavoline dhe shpirti i çdo feste. Një aspekt i rëndësishëm do të jetë edhe dashuria, ku pasioni dhe intimiteti do të jenë më të nxehta se sa vetë ditët e nxehta të verës.