Aktualitet Probleme shëndetësore dhe fëmijë në kujdestari, Alda Klosi kërkon lirinë nga qelia

Probleme shëndetësore dhe fëmijë në kujdestari, Alda Klosi kërkon lirinë nga qelia

Alda Klosi kërkon ndryshim te masës së sigurimit në Gjykatën e Tiranës.

Ajo është e dyshuar për gati 500 mijë euro që u gjetën në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi.

Seanca e të martës ka dështuar për shkak se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi.

Klosi kërkon lirinë nga qelia me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.