Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Vilnius në Lituani, ku mbahet samiti i NATO-s, u ndal edhe te strehimi i anëtarëve të opozitës iraniane në Shqipëri dhe sulmet kibernetike me të cilat u përball vendi ynë.
Gjatë bashkëbisedimit me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, Rama tha se Shqipëria i hapi dyert anëtarëve të MEK, por shtoi se ata e përdorën Shqipërinë si një “platformë politike kundër regjimit të Iranit”.
Për pasojë, Shqipëria u godit nga sulme kibernetike nga Irani, ndërsa kryeministri thekson se ka ende shumë punë për të bërë në drejtimin e forcimit të mbrojtjes kibernetike.
I pyetur në lidhje me ndihmën nga SHBA, Rama tha se mbështetja nuk është aq saç kërkohet nga Shqipëria.
“Ne i hapëm dyert, na u kërkuam t’i shpëtojmë jetën atyre dhe të shpëtojnë jetë shqiptarët e kanë në ADN-në e tyre dhe kjo shikohet në histori. Marrëveshja me ta ishte që do qëndronin në Shqipëri për të qenë të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në platformë politike kundër regjimit. Por gjërat ndodhën dhe ne u sulmuam në shkallë të gjerë dhe ishim një vend kryesor në Europë që jepnim shërbime online dhe ne u prekëm. Për të rritur sigurinë tonë kibernetike na kërkohet më shumë mbështetje nga Kongresi Amerikan dhe nga Senati. Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka për të fuqizuar sigurinë tonë kibernetike, por nuk është e thjeshtë. Nuk janë mbështetës të plotë aq sa ne do të donim”, tha Rama.