Detaje të reja janë mësuar në lidhje me zjarrin që përfshiu parkimin e një pallati në Unazën e Re të kryeqytetit.
Mësohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ku një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë flakën makinës së tij, duke djegur dhe një makinë tjetër që ndodhej pranë saj.
Në vendngjarje kanë shkuar 4 zjarrfikëse, që bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë që aktualisht po bëhet edhe ajrosja e ambienteve të pallatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të incidentit.