Aktualitet Prag tragjedie në aksin Lushnje–Fier, makina shpërthen në flakë, shpëtojnë mrekullisht shoferi...

Prag tragjedie në aksin Lushnje–Fier, makina shpërthen në flakë, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe dy pasagjerët

Një automjet tip “BMW” ka marrë flakë në ecje në autostradën Lushnje Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”.

Mjeti me targa AA 022 CZ ka marrë flakë në ecje, ndërkohë që drejtuesi së bashku me dy familjarë kanë arritur të dalin jashtë pa dëmtime.

Sipas drejtuesit mjeti ishte me motor benzine dhe i kishte dhënë shenjë defekti elektrik. Sapo ka parë flakët ka braktisur automjetin që po digjej.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje kur automjeti ishte përfshirë totalisht nga flakët, ndërsa policia ka menaxhuar trafikun e rënduar.

“Lushnjë/Informacion paraprak: Rreth orës 08:05, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, në ecje e sipër, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marrë flakë automjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. B. Nuk ka probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi Policia e Fierit.