Teksa opozita e kërkon në parlament, Kryeministri Edi Rama ka reguar në rrjetet sociale për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama i bën thirrje BE-së që të veprojë për të garantuar zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të zbatohet Marrëveshja Themelore. Rajoni ynë nuk mund të mbetet peng i një krize të pafundme mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as veriu i Kosovës, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore, të bëhet një Donbas i vogël dhe as dialogu të bëhet një lojë për të fajësuar Ballkanin e vjetër nga mungesa e vullnetit mes palëve që janë të përfshira. Diskutimet janë pozitive, por rajonit i nevojitet përparim përpara se të jetë tepër vonë”, thotë Rama.