Aktualitet Goditi me grusht Berishën, gjykata pushon çështjen, Gert Shehu shtrohet në psikiatri

Goditi me grusht Berishën, gjykata pushon çështjen, Gert Shehu shtrohet në psikiatri

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj  Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Gjykata ka urdhëruar caktimin e masës mjekim të detyruar në një institucion mjekësor.

Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik me argumentin se pas ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm.