Sport Një pikë e vjedhur, lot dhe një gjest antisportiv, situatë turpi në...

Një pikë e vjedhur, lot dhe një gjest antisportiv, situatë turpi në tenis

Momenti kur Toth fshin shenjen e topit dhe Shuai ne lot

Momenti kur Toth fshin shenjen e topit dhe Shuai ne lot

Një episod i shëmtuar ka ndodhur së fundi në Budapest, në tenisin e femrave, me protagoniste kinezen Shuai dhe hungarezen Kiara Toth. Një pikë e kinezes u vlerësua jashtë nga arbitrja, kundërshtarja fshiu shenjën e topit me këmbë dhe festoi para syve të Shuai, që vendosi ta linte ndeshjen pas një sulmi paniku.

Një situatë gati e pamundur, absurde, ajo që u pa në Budapest. Toth, teniste hungareze 20-vjeçare, numri 548 në botë dhe me të ardhmen përpara, e ka njollosur karrierën e saj që në fillim. Do jetë e vështirë që emri i saj, në rast suksesesh sportive, të mos lidhet me gjestin antisportiv të ndeshjes ndaj Zhang Shuai, numri 45 në botë dhe një hap larg top-20 në fillim të vitit.

Një top brenda u vlerësua jashtë nga arbitrja e karriges. Një vendim që nuk u ndryshua, pavarësisht fakteve të qarta, çka bëri që Zhang ta linte ndeshjen mes lotësh. Por nuk përfundoi me kaq. E pabesueshme ajo që ndodhi më pas në ‘Hungarian Grand Prix’, Vta 250.

Në rezultatin 5-5, kur kinezja protestoi dhe kërkoi të fliste me supervizorin e turneut për pikën e vjedhur, publiku e vërshëlleu. Më pas protagoniste negative u bë tenistja hungareze. Teksa pritej vendimi, ajo shkoi te vija dhe fshiu shenjën e topit të kontestuar.

Zhang u përfshi nga një gjendje ankthi, pati një sulm paniku dhe vendosi të tërhiqej. Kur shkoi t’i jepte dorën kundërshtares, Toth festoi para syve të saj. Pamje që bënë menjëherë xhiron e botës në rrjetet sociale. Ajo festoi, pasi kishte fshirë shenjën e topit të saktë të Zhang.

Ishte një situatë delikate, rezultati 5-5, 15-15 në setin e parë, me shërbimin e tenistes kineze. Pika do ta çonte Shuain 30-15, por shkoi 15-30 për hungarezen. Situata u komplikua nga arbitrja, që zbtriti për të kontrolluar, por nuk e ndryshoi vendimin.

Zhang shpërtheu në lot dhe u pushtua nga ankthi. Asnjë empati nga hungarezja Toth, që madje ngriti duart drejt qiellit dhe festoi, duke shkaktuar indinjatë të thellë. Më pas kinezja bëri një postim, ku shkruante: “Gjithë ajo sforco nuk shërbeu për asgjë, sepse kur do ta çosh topin afër vijës dhe e ke çuar, gjykohet jashtë… Ju falënderoj që ishit në anën time”.

Zhang duke kontestuar vendimin e arbitrues

Një periudhë e vështirë për kinezen 34-vjeçare. Pak javë më parë kishte deklaruar: “Pas vdekjes së gjyshërve fillova të mendoj domethënien e jetës. Kam luajtur tenis për shumë vite. Kam bërë më të mirën, por të gjithë kanë limite. Ndihem shumë e lodhur, sidomos mendërisht”.

Solidaritet nga të gjithë për tenisten kineze, ndërsa Vta ka hapur një hetim për racizëm. Për Toth ndërkohë gjithçka bëhet një malore dhe e gjitha për një pikë, vetëm për një pikë.