Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Parlament, bëri një pyetje publike ndaj SPAK nëse kërkesa për arrestin me burg ndaj Arben Ahmetajt është miratuar nga GJKKO.
Bardhi u shpreh se nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK apo GJKKO se çfarë ka ndodhur me kërkesën për arrestin me burg të ish-zv/Kryeministrit Ahmetaj.
“Ka pasur një kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së arrestit ndaj Arben Ahmetaj. Nuk di asnjë asgjë çfarë ka vendosur gjykata. Nuk dimë në është miratuar apo jo, dhe këtë e kam thirrje për SPAK. Nëse është miratuar nga gjykata, pse i mbahet e fshehtë opinionit publik? A ka nisur kërkimi kombëtar? A është shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj? Për të gjitha këto çështje ne kemi kërkuar një interpelancë në përputhje me rregulloren me Kryeministrin e vendit”, u shpreh Bardhi.