Aktualitet Sezoni turistik, Balla u kërkon drejtuesve të lartë të policisë që të...

Sezoni turistik, Balla u kërkon drejtuesve të lartë të policisë që të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit Gusht.

Kërkesa e ministrit Balla ka ardhur nisur nga fluksi i madh i pushuesve që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit turistik.

“Nisur nga fluksi i madh i pushuesve që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit Gusht”, njoftoi zyra për shtyp e ministrit të Brendshëm.