Aktualitet SPAK dorëzon në polici urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn

SPAK dorëzon në polici urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn

Arben Ahmetaj

SPAK ka dorëzuar këtë të enjte në polici urdhërarrestin për ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Të premten e shkuar Kuvendi vendosi të japë autorizimin për arrestimin dhe kontrollin e banesave të Arben Ahmetajt, ndaj të cilit SPAK ka ngritur 3 akuza: Për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Megjithatë arrestimi i Ahmetajt nuk është bërë i mundur pasi ai nuk ndodhet në Shqipëri. Avokati i tij ka deklaruar se ish-zv/kryeministri ndodhet në Britani.

Me marrjen në dorë të urdhrit, Policia e Shtetit bën kërkime në gjithë vendin. Më pas, me marrjen e konfirmimit nga të 12 drejtoritë vendorë të qarqeve për mosgjetjen e Ahmetajt, vijohet procedura për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Më datë 18 korrik me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar nën sekuestro u vunë 6 pasuri në pronësi të Arben Ahmetajt, nga të cilat 4 banesa dhe 2 llogari bankare në vlerën e 124 mijë Euro.

Vendimi i marrë nga togat e zeza u ekzekutua nga Byroja Kombëtare e Hetimit pas një operacioni të zhvilluar të martën, ku u kontrolluan 7 banesa.