Një 21-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi i ka vjedhur një shtetasi amerikan një shumë parash në rrugë.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu G. B, i cili dyshohet se i ka vjedhur 27 000 lekë të rinj dhe 55 euro, shtetasit amerikan E. C., përkohësisht banues në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se 21-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.