Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku policia njofton se ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, e cila ishte shtatzënë, duke i shkaktuar abort.
I arrestuari, i identifikuar si Arif Myftarago, ka dhunuar barbarisht me shkelma në bark bashkëjetuesen, e cila ishte 2-muajshe shtatzënë.
E reja ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, pas humbjes së fëmijës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia e Korçës.