Albert Ajnshtajn, shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave pati kontribute të mëdha në shkencë dhe u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921.
I lindur më 14 mars 1879, shkencëtari gjerman ishte një nga individët më të rëndësishëm të shekullit të 20.
Por ai veç një shkencëtar i madh, ishte edhe një njeri i jashtëzakonshëm.
American Eye sjell sot 35 thëniet tij më brilante.
1- E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimimi.
2 -Për sa i përket përputhjes së ligjeve të matematikës me realitetin, ato nuk janë të sigurta; për sa i përket sigurisë së tyre, ato nuk përputhen me realitetin.
3 -Nëse jeni në botë të përshkruani të vërtetën, lërjani elegancën rrobaqepësit.
4 -Nuk e di se me cilat armë do të bëhet Lufta III Botërore, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.
5 -Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.
6 -Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet.
7 -Kushdo që s’ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar asgjë të re.
8- Është arti suprem i mësuesit ai që shpalos gëzimin e krijimtarisë dhe të vetëdijes.
9- Një tavolinë, një karrige, një kanistër me fruta dhe një violinë; çka i duhet më shumë një njeriu për të qenë i lumtur?
10- Jo gjithçka që mund të numërohet llogaritet, dhe jo gjithçka që llogaritet është e numërueshme.
11- Fantazia është më e rëndësishme se dija.
12- Janë dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh se asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është të mendosh se çdo gjë është një mrekulli.
13- Shkenca pa fenë është topalle. Feja pa shkencën është e verbër.
14- Shkenca është një gjë e mrekullueshme…për atë që nuk duhet të fitojë për të jetuar me anë të saj.
15- Cilido që e konsideron jetën e vet a të tjerëve pa kuptim është jo vetëm i palumtur, por as i denjë për të jetuar.
16- Edhe pse ligjet e matematikës i referohen realitetit, nuk zotërojnë një vërtetësi absolute, dhe po ta kishin, atëherë nuk do t’i referoheshin realitetit.
17- Është më e lehtë ta grimcosh një atom se një paragjykim.
18- Dy gjëra janë të pafund: universi dhe marrëzia njerëzore, por sa i përket universit kam ende dyshime.
19- Çdo sistem autokratik i bazuar në dhunën gjithmonë pasohet nga dekadenca, sepse dhuna josh në mënyrë të pashmangshme. Koha ka dëshmuar se tiranët e shquar pasohen gjithmonë nga maskarenjtë.
20- Është më mirë të jesh optimist kot më kot se të jesh pesimist pa arsye.
21- Kush është i zënë me punë, nuk ka kohë as të qajë.
22- Shpirtërat e mëdhenj kanë ndeshur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga ana e mendjeve mediokre.
23- Bomba atomike…Vetëm nëse do ta kisha ditur, do të isha bërë orëndreqës.
24- Mos kërko të jesh njeri i suksesit, por kërko të jesh njeri i vlerave.
25- Studimi dhe kërkimi i së vërtetës e i bukurisë përfaqësojnë një sferë të veprimtarisë në të cilën është e lejueshme të mbetesh fëmijë gjithë jetën.
26- Tri rregullat e punës: 1) Dil nga rrëmuja, gjeje thjeshtësinë. 2) Nga ngatërrimi gjeje harmoninë. 3) Në vështirësinë më të madhe rindërtoje rastin më të favorshëm.
27- Nuk është puna se jam tejet i zgjuar, por vetëm se iu kushtohem problemeve më gjatë.
28- Njerëzimi do të ketë fatin që do të dijë ta meritojë.
29- Nuk ekzistojnë shpikje të mëdha as përparim real gjërsa mbi tokë ekziston qoftë edhe një fëmijë i palumtur.
30- Çdo gjë që mund ta përfytyrohet, tashmë natyra e ka krijuar.
31- Nuk mendoj kurrë për të ardhmen. Ajo arrin tepër shpejt.
32- Nuk ke kuptuar kurrë diçka përderisa nuk je në gjendje t’ia shpjegosh gjyshes sate.
33- Nganjëherë njeriu i paguan më shtrenjtë gjërat që i ka pasur falas.
34- Janë të pakët ata që shikojnë me sytë e vet dhe që i provojnë ndjenjat me zemrat e veta.
35- Për të humbur mendjen, nevojitet ta kesh!