Aktualitet Ndodh në Durrës: Pronarët e shtëpisë marrin peng për 45 minuta 4...

Ndodh në Durrës: Pronarët e shtëpisë marrin peng për 45 minuta 4 pushuesit nga Kosova

Me pretendimin se nuk kishin paguar për shtëpinë ku kishin vajtur me pushime, pronari i banesës së bashku me një tjetër person mbajtën peng për rreth 45 minuta, 4 pushues nga Kosova. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 3 të Durrësit dhe u denoncua nga vetë pushuesit kosovarë.

Pas denoncimit policia arrestoi Nexhmi Xhili 49 vjeç dhe Dritan Kuçaj 48 vjeç, që ishte pronari i shtëpisë, të dy banues në Durrës. Turistët deklaruan se u mbajtën peng në garazhin e shtëpisë së pushimit pas debatit për pagesën.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin”, thuhet në një njoftim të policisë së Durrësit.