Aktualitet Ekzekutohet shqiptari në Selanik: Erald Jonuzit i bëhet atentat, ngjarja për larje...

Ekzekutohet shqiptari në Selanik: Erald Jonuzit i bëhet atentat, ngjarja për larje hesapesh

Erald Jonuzi, 35-vjeçari nga Korça u ekzekutua në mbrëmjen e së mërkurës, teksa po dilte nga makina për të hyrë në banesën e tij në zonën Evozmo të Selanikut.

Mediat greke raportojnë se i riu kthehej i vetëm në shtëpi, ndërsa ra pritë e një atentati duke marrë disa plumba në gjoks, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia greke njofton se mbi viktimën u zbrazën 4 plumba. Në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja dhe dy plumba.

Pista kryesore e hetimeve është për larje hesapesh për kontrollin e territorit. Erald Jonuzi është personazh i njohur në Korçë, dhe njihet me pseudonimin “Zezaku”. Ka precedentë penale në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.

Në vitin 2008 është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Çollakut, shokut të tij të fëmijërisë të ekzekutuar nga Mjallaq Pergjika.