Politika Qeveria jep 2 milionë lekë për kurimin e aktorit Genc Fuga

Qeveria jep 2 milionë lekë për kurimin e aktorit Genc Fuga

Qeveria shqiptare ka dhënë një shumë prej 2 milionë lekësh të reja për mbulimin e shpenzimeve për kurimin e aktorit Genc Fuga.

Fuga pësoi goditje në tru dhe u operua tre ditë më parë në një spital privat në Tiranë.

Një ditë më parë, ai iu nënshtrua edhe dy ndërhyrjeve të tjera dhe aktualisht po qëndron nën monitorimin e mjekëve.

Për ndërhyrjen u desh një shumë prej 19 mijë eurosh, ndaj bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani, bëri apel në rrjetet sociale.

Menjëherë në rrjetet sociale u aktivizuan qindra qytetarë, duke mbledhur brenda pak orësh mbi 40 mijë euro.

Rasti në fjalë dëshmoi edhe njëherë dështimin e sistemit publik të shëndetësisë për të trajtuar këtë rast.