Partizani do të luajë një miqësore luksi më 12 gusht. Kampionët e Shqipërisë, do të përballen me skuadrën italiane të Romës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se trajneri Jose Mourinho do të rikthehet në Tiranës.
Vetëm një vit më parë, trajneri portugez, fitoi trofeun e Conference League me Romën, me finalen që u luajt në Tiranë në “Air Albania”.
Ndeshje e rëndësishme edhe për Partizanin, që do të sfidojë një nga skuadrat më të rëndësishme në Itali.