Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e të enjtes, në lagjen numër 15 të Durrësit, ku një 52-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti në punë.
Shtetasi Arben Kurmeka u zu poshtë nga pllakat e mermerit të cilat ndodheshin në kamionin me të cilin ai po punonte.
Në lidhje me rastin policia ka arrestuar pronarin e kamionit shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Xhavzotaj.
Sipas policisë pronari u largua menjëherë nga vendngjarja pasi pllakat në kamionin e tij rrëshqitën dhe vranë punonjësin 52-vjeçar. Sipas uniformave blu, pronari nuk i dha as ndihmën e parë viktimës, por u largua me shpejtësi.
Mbi 62-vjeçarin, rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht përgjegjësinë penale të shtetasit M. K.