Extra Makina e fundit e Mbretit Zog kthehet në atdhe

Makina e fundit e Mbretit Zog kthehet në atdhe

Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, më në fund kthehet në Shqipëri. Lajmin e jep gazetari Blendi Fevziu.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se “makina Rover e prodhimit të limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar në mërgim dhe e përdorur prej tij në Egjipt dhe më pas në Francë ishte prej shumë dekadash pronë e një koleksionisti francez. Ajo u përdor nga Mbreti deri në vdekjen e tij në Paris më 1961″.

Po sipas asaj që shkruan Fevziu, me interesimin e Ambasadorit shqiptar në Francë dhe falë pasionit të Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog me gjithë dokumentet origjinale u ble nga ky i fundit dhe sot mbërriti në Shqipëri. Ky automjet, do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do hapë në Tiranë.