Aktualitet Përplasen makinat në Fier, policia: 10 të lënduar

Përplasen makinat në Fier, policia: 10 të lënduar

Një aksident me 10 të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Safari park” në Fier.

Policia njofton se makina tip “Ford” me drejtues 61-vjeçarin me iniciale F.B. është përplasur me makinën tip “Mazda” me drejtues 62-vjeçarin me iniciale M.Z.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, 25-vjeçarja G. G., 25 vjeçe dhe 56-vjeçarja A. B..

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.