E diela e pushimit në det, u kthye në tragjedi për 19-vjeçarin Anxhelo Cara, nga provinca e Barit, banues në Altamura. Shqiptari ndërroi jetë teksa po kalonte një ditë relaksi në plazh në zonën e Galipolit, pranë plazhit Zen.
Nuk janë ende të qarta shkaqet që çuan në vdekjen e djalit, por nga informacionet e para, djali ishte futur në det për të ndihmuar të dashurën e tij, e cila po dukej në vështirësi në det, por nuk arriti të kthehej më ne breg.
Shërbimet e shpëtimit u lajmëruan menjëherë, për një orë e gjysmë mjekët tentuan ta kthenin në jetë, por pa pasur rezultat. I riu i cili kishte shkuar për pushime në këtë zonë, ndërroi jetë.
Në vendngjarje shkuan karabinierët së bashku me ushtarakët e rojes bregdetare për zbardhjen e rastit dhe rikonstruksionin e asaj që ka ndodhur.