Aktualitet Lihen në burg tre ushtarakët e arrestuar në Zall Herr për kultivim...

Lihen në burg tre ushtarakët e arrestuar në Zall Herr për kultivim kanabisi

Gjykata ka lënë në burg tre ushtarakët e arrestuar në Zall Herr për kultivim kanabisi. Ata nuk kanë pranuar autorësinë e veprës penale gjatë seancës.

Ata kanë theksuar se 140 hektarë tokë është e pamundur për t’u kontrolluar e gjitha. Mbrojtja pretendoi se pa akt ekspertimi ata nuk mund të akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Po ashtu, kanë pretenduar se kanë lajmëruar eprorët e tyre për territorin e thyer dhe për pamundësinë për ta kontrolluar.

Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda, 45 vjeç, akuzohen për shpërdorim detyre.

Ata u arrestuan pas një operacioni të policisë ku u asgjësuan 125 rrënjë kanabis, ndërsa 4 ushtarakë të tjerë janë proceduar penalisht në lidhje me këtë ngjarje.