Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike, ka hedhur dy hapa të tjerë, pas publikimit të platformës së saj 48 orë më parë.
Kjo lëvizje tashmë duket se e ka marrë seriozisht ringritjen dhe përmirësimin e demokracië brenda Partisë Demokratike, dhe kjo duket në dy hapat e tjerë që ka hedhur, siç është ajo e krijimit të logos së tyre, të cilën e keni më lart, ashtu edhe hapjen e faqes zyrtare të saj në rrjetin social Facebook, “Lëvizja për Ringritjen e PD”, ku çdokush nga të djathtët dhe jo vetëm, mund ta ndjekë atë dhe të komentojë.
Pavarësisht se disa mund të mos e kenë marrë seriozisht, hapat e hedhur sot nga kjo lëvizje, tregojnë se ata nuk do të reshtin deri sa platforma e tyre të zbatohet brenda partisë më të madhe opozitare në vend.
Më poshtë do të gjeni edhe faqen e tyre kësaj lëvizjeje në Facebook, të cilën secili prej jush munda ta ndjekë.
Linku i faqes “Lëvizja për Ringritjen e PD“: