Aktualitet Dy vëllezër shqiptarë akuzohen për 60 kg kokainë në Irlandë, njëri mbulon...

Dy vëllezër shqiptarë akuzohen për 60 kg kokainë në Irlandë, njëri mbulon fytyrën kur shkon në gjykatë 

Gentjan Dodaj

Dy vëllezër shqiptarë dhe një rumun akuzohen për një sasi prej 60 kilogramësh që u kap në Irlandë. Ata dolën në seancë dëgjimore në gjykatën e Cork-ut të dielën.

Gentjan dhe Donatel Dodaj, bashkë me Daniel Afedoaei akuzohen për posedimin e kokainës me qëllim shpërndarjen e saj. Gjykata vendosi t’i lërë në paraburgim të tre.

Gentjan Dodaj, 39 vjeç, mbërriti në seancë dëgjimore me një triko në kokë, për të mbuluar fytyrën. Ai nuk foli gjatë seancës. Ndaj tij u paracaktua një avokat i shtetit pasi Dodaj kohët e fundit kishte nisur një biznes dhe kishte mbetur pa para.

Donatel Dodaj

Për vëllain e tij, Donatelin, 22 vjeç u kërkua një përkthyes. Avokatja e tij tha se klienti i saj kishte mbërritur katër javë më parë në Irlandë dhe se banonte me vëllain. Burg edhe për 22-vjeçari Afedoaei që është me origjinë rumune.

Daniel Afedoaei

Të gjithë të arrestuarit do të dalin javës tjetër në gjyq, më 14 Gusht. Ndaj tyre nuk u aplikua masa e lirimit me kusht. Sekuestrimi i kokainës u bë pas informacioneve inteligjente ndaj një personi që dyshohej i përfshirë me krimin e organizuar.