Sport Goditje e rëndë për Realin, Courtois këput ligamentin e gjurit, pritet mungesë...

Goditje e rëndë për Realin, Courtois këput ligamentin e gjurit, pritet mungesë e gjatë

Real Madrid ka marrë një goditje të rëndë mëngjesin e kësaj të enjteje.

Thibaut Courtois, siç ka bërë të ditur vetë klubi në raportin mjekësor, do të mungojë për disa muaj pasi gjatë seancës së sotme këputi ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.

Portieri do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim dhe do të qëndrojë jashtë për shumë muaj. Me shumë mundësi, sezoni i ri ka marrë fund për të.

“Pas analizave të bëra te lojtari ynë Thibaut Courtois, ai është diagnostikuar me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”, thuhet në deklaratën e klubit.

Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, tashmë Real Madrid pritet të hyjë në merkato për të gjetur një zëvendësues për belgun.