Politika Të hënën protestë në Himarë për Belerin, i pranishëm kryebashkiaku i Athinës

Të hënën protestë në Himarë për Belerin, i pranishëm kryebashkiaku i Athinës

Të hënën në Himarë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Protesta organizohet me iniciativën e organizatës “Omonoia”, në ora 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit.

Siç thuhet në njoftimin e organizatës, tubimi organizohet pasi përfundon afati tre mujor i përcaktuar me Ligjin Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak.

Kryebashkiaku i Athinës do të jetë ndër folësit në këtë aktivitet, në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur që mbetet në paraburgim, thuhet në njoftim.

Që prej 12 majit, Fredi Beleri ndodhet në paraburgim për shkak se akuzohet për blerje të votave në Himarë, aty ku kandidoi dhe fitoi në zgjedhjet e 14 majit, por ende nuk e ka ushtuar funksionin e tij për shkak të përballjes me drejtësinë.