Politika Begaj: Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit më 24 shtator

Begaj: Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit më 24 shtator

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit.

Zgjedhjet do të zhvillohen më 24 shtator të këtij viti.

“Presidenti dekreton datën 24 shtator 2023 si datën e Zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë Kukës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit”, njoftoi Presidenca.