Gëzim Gjini, 30 vjeç, përfundoi në pranga e policisë në Lezhë. I riu kërkohej nga autoritetet italiane.
Ai akuzohet se ka organizuar vrasjen e kunatit, bashkëshortit të motrës, ngjarje e ndodhur në Itali më 13 Dhjetor të vitit të kaluar. Për ta kryer krimin, ai ka bashkëpunuar me 2 persona të tjerë.
“30-vjeçari fshihej në vendin tonë, pasi autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasje. Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë”, njoftoi policia.
I riu u kap në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot.